Është tërhequr shorti për Kampionatin Evropian U17 për vitin 2022/23.
Kombëtarja e Kosovës U17 për herë të dytë në histori do jetë pjesëmarrëse në këtë grup, por nuk është që ka pasur shumë fat në short.
“Dardanët” e rinj janë në grupin e 8-të, me Italinë, Greqinë dhe Finlandën.
Kujtojmë se shkaku i rregullave të UEFA-së, Kosova e kishte të ndaluar të takohej me tre shtete si Serbia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Rusia.
Ndërsa, sa i përket Shqipërisë, zunë vend në grupin e 7-të me Suedinë, Kroacinë dhe Uellsin.