Pavarësisht përgënjeshtrimeve, André Onana do të largohet nga Ajaxi në fund të sezonit.
Portieri kamerunas, i cili është rikthyer disa javë pas skualifikimit për doping, është shumë pranë Interit dhe kështu klubi holandez tashmë po mendon për zëvendësimin e tij.
Sipas shtypit anglez, Edwin van der Sar po kërkon të nënshkruajë me Dean Henderson, i cili është lënë në hije nga De Gea te Manchester United.
Marrëdhëniet e mira mes dy klubeve mund të favorizojnë operacionin, i cili pritet të konkretizohet në formë huazimi me të drejtë blerjeje.