Priste spektakël e ndoshta në kuptimin më të saktë të fjalës nuk e pa, megjithatë fitorja ndaj Milanit vlen. Jo vetëm për shpërblimet e UEFA-s e as për të mbyllur grupin me pikë të plota. Gjermani dëshironte përgjigje nga të tijtë dhe i mori, pavarësisht se Liverpuli i shfaqur në “San Siro” ishte i stërmbushur me zëvendësues.
Pas ndeshjes, trajneri i Liverpoolit u ndal për mediat në konferencë për shtyp gjatë së cilës analizoi edhe fitoren e të tijve.
Prisnit spektakël nga Salah dhe Ibra. Vetëm Mohamedi e mbajti fjalën…
"Kam shumë respekt për Zlatanin. Duhet të jesh i çmendur të luash në këto nivele deri në moshën 40- vjeçare. Nuk do ta bënte dot askush që nuk quhet Ibrahimoviçit. E të mendosh që stol im ishte sa mosha e tij (qesh)", tha Klopp.