“Ishte një ndeshje e shkëlqyer për t’u parë, një konfirmim, por edhe mësim për ne.
Në këto ndeshje duhet diçka më shumë dhe ndryshe”. Këtë e tha për “Sky Sport” kapiteni i Interit, Samir Handanovic, pas humbjes 2-0 ndaj Real Madridit. Slloveni shtoi:
“Kemi zhvilluar një lojë të mirë në përgjithësi, duhet të jemi më cinikë, ta gjuajmë më shumë portën kundërshtare.
E dinim që nëse donim të fitonim, duhej të rrezikonim diçka. Ne bëmë lojën tonë, por nuk shënuam dot.
Kemi mbërritur shumë herë para portës së Real Madridit, por gjithmonë dështuam në hapin e fundit”.