Claudio Lotito dëshiron të zgjasë kontratën me trajnerin Sarri, duke parë punën që po bën ai këtë vit me bardhekaltrit.
Teksa Lazio është kualifikuar më tej në Europa League, presidenti dëshiron të zgjasë bashkëpunimin.
Ai është gati t’i ofrojë edhe 2 vite të tjera kontratë, por trajneri italian dëshiron garanci për merkaton.
Ai do të paktën 2 lojtarë në janar dhe të largojë disa të tjerë, që nuk janë në planet e tij, e më pas mund të ulet në bisedime me presidentin.