Trajneri i Bayernit të Munihut, Julian Nagelsman, do të bëjë rrotacion të gjerë për sfidën e fundit në grupe në Champions sonte në mbrëmje kundër Barcelonës. Me Bajernin të kualifikuar si vendi i parë në grup, Nagelsman mund t’ia lejojë vetes këtë luks, ndërsa nga krahu tjetër Barcelona e ka për jetë a vdekje.
Do të jenë të paktën 5 lojtarë që do të mungojnë në këtë sfidë për Bajernin. Gorecka, Kimish, Zabitcer, Çupo-Moting dhe Gnabri do të mungojnë.
Por, pavarësisht këtyre probleme me formacionin, trajneri i Bajernit ka përjashtuar kategorikisht çdo tolerim të mundshëm edhe pse në Spanjë mediat e këtij vendi kanë bërë me dije se Bajerni ia ka bërë një nder Barcelonës.
“Ata janë një skuadër mjaft e mirë dhe kanë në përbërje lojtarë të kalibrit botëror. Kjo ndeshje vlen shumë për ta dhe do të japin gjithçka për të na mundur.
Mendoj se kjo do ta bëjë dhe më të bukur takimin, por ne e kemi të qartë, nuk do të falim asgjë, duam tri pikët”, tha trajneri i Bayernit.