Skuadra e Renovës nga Xhepçishti i Tetovës vazhdon serinë e rezultateve jo të mira në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Tri ndeshje pa fitore, këtë herë si vendas barazuan me rezultat 1:1 me Tikveshin.
Mustafov kaloi në epërsi Renovën në minutën e 56-të.
Mysafirët barazuan në minutën e 72-të me golin e Hrobas.
Renova zë vendin e katërt me 27 pikë pas 17 jave dhe Tikveshi është i 10-ti me 15.