Shkëndija nga Tetova në çastet e fundit i ikë fitorja nga dora, duke luajtur baras (1:1) me liderin Shkupi, në ndeshjen e javës së 17-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut.
Futbollisti Sidrit Guri në minutën e 71-të realizoi për epërsinë e kuqezinjve.
Alvarez në minutën e 88-të shënon për 1:1 duke e shmangur humbjen e Shkupit.
Shkupi kryeson me 39 pikë, ndërsa Shkëndija zë vendin e tretë me 31.