Tifozët e zjarrtë të Hajdukut nga Spliti, ‘Toricida’ kanë arritur në Lisbonë për të mbështetur skuadrën portugeze Benfica-n në duel ndaj Dinamos së Kievit.
Tensionet e tifozëve po rriten në Portugali para ardhjes së tifozëve famëkeq të Cërvena Zvezdës “Delija”.
Serbët dhe “Delija” janë në panik, sepse në rast se do të ndeshen me “Torcidën”, kanë frikë se mund të kërcasë dajaku.
“Sonte në program është ndeshja e Ligës së Kampionëve mes Benfica-s dhe Dinamos së Kievit. Kjo ndeshje është jashtëzakonisht e rëndësishme për skuadrën portugeze, ndaj tifozët e flaktë të Hajdukut nga Spliti mbërritën në Portugali për të mbështetur klubin ‘vëllazëror’.
‘Torcida’ ka lidhje të forta me ultrasët e Benfica-s, kështu që ata shpesh i përkrahin në ndeshje të rëndësishme.
Prezenca e ‘Torcidës’ në Portugali po vë në vështirësi organet e rendit në këtë vend, pasi nëse takohen me ‘Delijen’, pritet kaos i vërtetë.
Ardhjen e një numri të madh të tifozëve të Zvezdës në Portugali e ka bërë të ditur trajneri bardhekuq Dejan Stankoviq”, shkruan media serbe ‘Kurir’.