Vllaznia - Partizani, kryendeshje e Kampionatit Shqiptar

Futboll

Vllaznia - Partizani, kryendeshje e Kampionatit Shqiptar

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 16:15
Vllaznia - Partizani, kryendeshje e Kampionatit Shqiptar

Vllaznia-Partizani është kryendeshja e mesjavës në “Abissnet Superiore”. Diferenca mes ekipeve është vetëm dy pikë dhe pritet një ndeshje me shumë emocion.

Vllaznia e ka rimarrë veten në kampionat, ku në tre ndeshjet e fundit ka marrë dy fitore dhe një barazim. Skuadra e Brdariç shihet si një ndër pretendentët kryesore për fitimin e trofeut dhe fakti që luajnë përballë tifozërisë së tyre në “Loro Boriçi”, është një motivim më shumë.

Nuk mbetet prapa Partizani, me të kuqtë që vijnë pas dy fitoreve radhazi ndaj Teutës dhe Skënderbeut. Një rezultat pozitiv ndaj shkodranëve do t i katapultonte në zonën evropiane.

FORMACIONET ZYRTARE

Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Adili, Dianje, Hakaj, Krymi, Jonuzi, Hoxha, Da Silva, Latifi, Gjurgjeviç

Partizani: Teqja, Gligorov, Belica, Sembene, Musta, Rrapaj, Kaçe, H.Marku, Mala, Stenio Junior, Cara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat