Klubi me renome Liria nga Prizreni emëron kryetrajnerin e ri.
Është fjala për Granit Begollin, të cilin e presin punë të mëdha në edicionin e ri, kur merret parasysh se kjo ekip është në pozitën e gjashtë me 19 pikë në Ligën e Parë të Kosovës, Grupi A.
“Me kënaqësi dua t'ju njoftoj se që nga sot do të jem pjesë e një ndër klubeve më të mëdha të futbollit kosovar, FC Liria.
Së bashku me asistentin tim Blerim Bunjaku do të udhëheqim ekipin me përgjegjësi për arritjen e objektivave.
Forca Liria”, njofton Begolli në profilin e tij në facebook.