Real Madridi besohet se është klubi favorit për transferimin e Antonio Rudigerit.
Madje, sipas raportimeve nga mediat spanjolle, Rudiger ka arritur marrëveshje në parim me ''Los Blancos''.
Reprezentuesi gjerman thuhet se ka informuar krerët e klubit të Chelseas për vendimin e tij.
Kontrata e 28-vjeçarit ''Blutë'' skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm, që nënkupton se ai do të largohet si lojtar i lirë në afatin kalimtar të verës.
Juventus, Paris Saint-Germain e Bayern Munich, raportohet se janë klubet tjera të interesuara për Antonio Rudiger.