Bayerni U-19 nga Munihu ka shënuar fitore minimale me rezultat 3:2 kundër Barcelonës U-19, në ndeshjen e Grupit E të Champions League në futboll.
Arijon Ibrahimoviç me prejardhje nga Kosova, u aktivizua titullar, duke u zëvendësuar në minutën e 46-të nga talenti Benjamin Dibrani.
Dy futbollistë nga Kosova treguan paraqitje të mirë në petkun e Bayernit, duke regjistruar edhe fitoren e parë në fazën e grupeve.
Mesfushori i Kombëtares së Kosovës U-19, Dibrani, u angazhua maksimalisht, ndërsa Ibra asistoi në dy golat e parë të Bayernit.
Për Bayernin shënuan Janitzek (21'), Motika (41' e 50') dhe për Barcelonën Garrido (1') e Barbera Moreno (9').
Barcelona avancoi me 0:2 por në vazhdim kjo epërsi përmbyset nga vendasit.
Benfica përfundon në vend të parë me 15 pikë, pasojnë Dynamo Kiev me 13, Barcelona 4 dhe Bayerni 3, këta dy të fundit u eliminuan.