Skuadra shqiptare, Deçiqi nga Tuzi, është nënkampion vjeshtor i Malit të Zi.
Deçiqi si vendas ka shënuar fitore me rezultat minimal 1:0 ndaj Zetës nga Gullobovci, në takimin e javës së 19-të.
Futbollisti Ivan Novoviq në minutën e 64-të, shënoi për fitoren e madhe.
Futbollistët e Sutjeskës shkojnë në pushim dimëror me tetë pikë (41 pikë) epërsi ndaj Deçiqit dhe nëntë nga Buduçnosti.
Deçiqi ka 8 fitore, më së shumti barazime gjithsej 9 dhe 2 humbje për 19 javë.
Pal Dreshaj, president i klubit, me stafin e tij, po bëjnë punë të madhe dhe si fryt i kësaj rreshtohen edhe rezultatet.
Rezultatet
Sutjeska - Podgorica 3:0
Rudari - Buduçnosti 3:1
Iskra - Jezero 0:1
Deçiqi - Zeta 1:0
OFK Petrovac - Mornari 2:0
Tabela
1. Sutjeska 19 12 5 2 30:13 41
2. Deçiqi 19 8 9 2 30:19 33
3. Buduçnosti 19 9 5 5 36:24 32
4. OFK Petrovac 19 8 6 5 34:28 30
5. Iskra 17 7 5 5 19:16 26
6. Rudari 19 6 5 8 23:27 23
7. Mornari 18 5 6 7 14:19 21
8. Podgorica 19 4 5 10 18:29 17
9. Jezero 18 4 3 11 12:25 15
10. Zeta 17 1 7 9 12:28 10