Humbja me rezultat 3-0 në ndeshjen e fundit të grupit E dhe njëkohësisht fitorja e Benfikës ndaj Dinamo Kievit në po të njëjtin grup, e konfirmoi se Barcelona nuk do të vazhdojë më tutje garën në këtë edicion të Ligës së Kampionëve.
Klubi spanjoll do të luajë në vazhdim në Europa Ligë dhe do ta bëjë këtë pas plotë 21 viteve.
Por, skuadra e cila tani drejtohet nga legjenda e klubit Xavi Hernandez pati një ecuri jashtëzakonisht të dobët në gjashtë ndeshjet e këtij grupi ku mori vetëm dy fitore, dhe atë ndaj skuadrës ukrainase Dina Kiev si dhe një barazim pa gola me Benfikën në “Camp Nou”.
Për më tepër, gjiganti i La Ligas ishte skuadër shumë e dobët edhe sa i përket efikasitetit në shënimin e golave. Në këto gjashtë ndeshje, ata i pranuan nëntë gola dhe i shënuan vetëm dy sosh.