Për herë të parë, pas një dekade e gjysmë, Barcelona do të rikthehet të luajë në Europa League.
Të besuarit e Xavi Hernandez u mundën 3-0 nga Bayern Munich në sfidën e fundit, derisa në anën tjetër rivali direkt për vendin e dytë, Benfica, fitoi finalen e saj dhe kështu, e eliminoi Barçën nga Championsi.
Derisa po largohej nga fusha, mesfushori i ri i talentuar dhe premtues i Barçës, Gavi, shpërtheu në lot.
Ai s’mund ta besonte se klubi tij i fëmijërisë do të luajë në Europa League.
Hera e fundit kur Barcelona kishte luajtur në Europa League ishte viti 2003/04, një vit para se Lionel Messi të futet në ekipin e parë dhe që nga ajo kohë, Barça ka qenë e frikshme në Champions League.
Por, menjëherë pas largimit të Leo Messit, gjatë verës, Barcelona u rikthye të luajë në Euroap League, një detaji tjetër interesat se çfarë kishte bërë Messi për këtë klub, duke ndryshuar historinë.
Gavi llorando tras ser eliminado, él sí siente lo que es ser barcelonista. Gracias por defender este escudo. #FCBlive
— Pol Alonso 🎙⚽ (@Polyccio8) December 9, 2021
pic.twitter.com/vzHnpVtyrV