Drejtuesit e Leipzig kanë zgjedhur trajnerin e ri të skuadrës. Ai është Domenico Tedesco, i cili zëvendëson Jesse March në pankinën e nënkampionëve të Gjermanisë, me këtë të fundit që u shkarkua nga detyra të dielën e kaluar.
Tedesco ishte trajneri i Spartakut të Moskës në Rusi (tetor 2019-maj 2021), teksa ka drejtuar më parë Schalke 04 në Bundesliga. 36-vjeçari kalabrez ka firmosur deri në verën e vitit 2023 me Leipzig.
Trajneri i ri do të prezantohet sot për të zhvilluar më pas seancën e parë stërvitore me skuadrën e re. Tedesco do të debutojë të shtunën në takimin kundër M’Gladbach.
Leipzig nuk e ka nisur mirë këtë sezon, në 14 javë kampionat numëron vetëm 18 pikë dhe renditet në vendin e 11-të, duke qenë shtatë pikë larg zonës Champions League.