Rei Manaj ka nisur të kapë ritmin e duhur me Specian. Vështirësitë e përshtatjes tashmë duket se janë lënë pas dhe sulmuesi shqiptar po zë vendin e tij në formacion me klubin italian.
Pas paraqitjes pozitive me Interin erdhi edhe goli i parë në Serinë A kundër Sasuolos.
Në sondazhin e hapur pas çdo ndeshjeje nga faqja zyrtare e Specias në “Facebook”, Manaj votohet si më i miri i ndeshjes për duelin kundër Sasuolos.
Kjo e fut lojtarin e Kombëtares shqiptare në garë për të fituar “Shqiponjën Mbretërore”.
Ky i fundit është një çmim që jepet pas çdo sezoni nga klubi i Specias për të shpallur lojtarin më të mirë të sezonit.