Football Benchmark, degë e KPMG që merret me analiza në botën e futbollit, publikoi vlerat e reja në treg të futbollistëve, të azhurnuara në muajin dhjetor.
Sipas KPMG, Erling Haaland sot për sot është lojtari më i vlerësuar në botën e futbollit, me 142 milionë.
Pas tij vjen Kylian Mbappe me 128 milionë.
Befasia është rritja e bujshme e Foden të Manchester Cityn, i cili pushton podiumin me 117 milionë.
Megjithatë, një befasi më e madhe është mungesa e Vinicius Junior. 21-vjeçari ka qenë në formë mbresëlënës këtë edicion, por nuk gjendet në mesin e më të vlerësuarve, madje është interesante fakti se ai nuk gjendet as në mesin e 50 më të mirave.
Vini deri më tani këtë sezon ka shënuar 12 gola në 22 paraqitje dhe ka dhuruar shtatë asiste.