Futbollistja me prejardhje nga Kosova, Kosovare Asllani, mbrëmë ishte lojtarja e mirë e ndeshjes Breidablik- Real Madrid.
Reali ka shënuar fitore me rezultat 3:0 ndaj Breidablik, në kuadër xhiros së pestë të Grupit B të Champions League.
“Pas lëndimit dhe pauzës 3-mujore, mbrëmë në Islandë prapë shkëlqen Kosovarja me dy gola të shënuar”, ka shkruar Naser Asllani në profilin e tij në facebook.
Kosovarja shënoi golat në minutën e 10-të dhe të 40-tën nga penalltia.