Barcelonës i duhet një lojtar si Gnabry, ishin këto fjalët e Xavi Hernandez sa ishte në Katar.
Tani që është në stolin e Barçës, ai dëshiron t’i marrë futbollistët që vërtet mendon se Barcelona ka nevojë për t’u rikthyer në maje, pasi eliminimi nga Champions dhe rënia në Europa League, është një tjetër goditje e rëndë për katalunasit.
Sipas El Nacional, Serge Gnabry është dëshira e madhe e Xavit.
Reprezentuesi i Gjermanisë ndihet mirë dhe është i rëndësishëm për Bayern Munichun, por në anën tjetër gjithmonë ka qenë i hapur për një sfidë të re.
26-vjeçari numëron 147 paraqitje me Bayernin, ka shënuar 55 gola.