Në ndeshjen e zhvilluar mbrëmë në mes Chelseat dhe Juventusit në konkurrencën e femrave ndodhi një incident.
Një djalë i ri është futur në mes të fushës duke ndërprerë ndeshjen dhe xhiruar me telefonin e tij.
Por në një moment ai e pëson keq nga futbollistja Sam Kerr, e cila vrapon në drejtim të tij dhe e godet me krahë duke e rrëzuar në tokë djaloshin.
— Out Of Context Football (@nocontextfooty) December 9, 2021
Ndërsa pas këtij incidenti, ndeshja u zhvillua normalisht dhe përfundoi pa gola, kështu që Chelsea pas pesë ndeshjeve renditet i pari me 11 pikë në grupin A në konkurrencën e femrave në Ligën e Kampionëve, tri pikë më shumë se Juventusi e Wolfsburg..