Amir Rrahmani do të jetë sonte që nga minuta e parë në ndeshjen që skuadra nga jugu i Italisë e zhvillon kundër skuadrës angleze Leicester City
Napolit i duhet fitorja sonte në ndeshjen kundër Leicester City nëse dëshiron kalimin në fazën tjetër të Europa Ligës.
Amir Rrahmani, që duket se e ka çimentuar pozitën e startuesit te kjo skuadër, luan edhe sonte nga minutat e parë.
Një tjetër shqiptar po ashtu luan nga fillimi për Napolin e që ky është Elif Elmas.
Kurse, Spalletti në sulm sonte ka zgjedhur Lozanon.
Në anën tjetër për anglezët në sulm ka startuar i njohur për të gjithë fansat e futbollit anglez në Kosovë, Jamie Vardy.
Kujtojmë se për momentin në vendin e parë në grup është Leicester City me tetë pikë, i pësuar nga Spartak Moska dhe Napoli që kanë nga 7 pikë. Të fundit janë Legia e Varshavës me 6 pikë. Pra, në këtë grup gjithçka është e hapur dhe të gjitha skuadrat luajnë për fitore në mënyrë që të kalojnë tutje në fazën e eliminimit direkt.