Me fillim nga ora 18:45 do të zhvillohet ndeshja mes Real Sociedad dhe skuadrës holandeze PSV, e vlefshme kjo për xhiron e gjashtë të fazës së grupeve në Ligën e Evropës.
Ndeshja e sotme do të jetë tejet interesante pasi që të dy skuadrat do të garojnë për vendin e dytë në Grupin B, ku momentalisht pas pesë ndeshjeve PSV zë vendin e dytë me tetë pikë, dy më shumë se Real Sociedad që pozicionohet në vendin e tretë në tabelë.
Në xhiron e fundit, PSV shënoi fitore me rezultat solid 2:0 kundër Sturm Graz, kurse Real Sociedad pësoi humbje me rezultat të ngushtë 2:1 nga Monaco.
Te të dy skuadrat do ketë mungesa sot, ku për Real Sociedadin nuk do të paraqiten Fernandez, Illaramendi, Merino, Monreal dhe Silva, kurse për PSV mungojnë Kreekels, Muller, Propper, Romero, Sambo, Thomas dhe Zahavi.
Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur se me cilët lojtarë do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.
Real Sociedad (): Remiro; Zaldua, Elustondo, Le Normand, Munoz; Portu, Zubimendi, Zubeldia, Oyarzabal; Isak, Januzaj
PSV (4-3-3): Drommel; Mauro Junior, Boscagli, Ramalho, Mwene; Gutierrez, Gotze, Sangare; Bruma, Gakpo, Doan
18:45 Real Sociedad – PSV (Stadiumi Reale Arena)