Në fundjavë zhvillohet xhiro e 18-të e Superligës së Kosovës në futboll.
Kjo javë, njëherit do të jetë edhe përmbyllëse e stinorit vjeshtor të këtij edicioni.
Derbi i javës zhvillohet të dielën në Suharekë, atje ku Ballkani e pret Gjilanin në ndeshjen e cila do edhe do ta përcaktojë kampionin e stinorit vjeshtor.
Janë deleguar gjyqtarët që do ti gjykojnë duelet e xhiros së 18-të.
Gjyqtar kryesor në derbin Ballkani – Gjilani, është caktuar Gramos Shala, me asistentët Granit Hyseni dhe Elvis Bicaj. Gjyqtar i katërt, Eridon Podvorica, ndërsa në VAR, Burim Jahmurataj.
Duel tjetër interesant zhvillohet të shtunën në mes të Llapit dhe Prishtinës. Gjyqtar kryesor i kësaj ndeshje është caktuar Valbon Hoxha, me asistentët Zgjim Rahimi dhe Fatos Jakupi. Gjyqtar i katërt, Selim Isufi, ndërsa në VAR, Mervan Bejtullahu.