Përfaqësueset e Maqedonisë për moshat e reja, deri më 17 dhe 19 vjeç, në terrenin vendas, do të luftojnë për kualifikim në fazën elitare të eliminatoreve për Kampionatin Evropian.
Federata Futbollistike e Maqedonisë, do të jetë organizatore dhe nikoqire e dy turneve eliminatore për kualifikim në fazën elitare të Kampionatit Evropian për moshat e reja në vitin 2023.
Përfaqësuesja e Maqedonisë U17, do ët jetë pjesë e grupit të 9-të, ndërsa kundërshtarët e saj do të jenë kombëtaret e Francës, Islandës dhe Luksemburgut.
Ndërkohë përfaqësuesja e Maqedonisë U19, do të jetë pjesë e grupit të 10-të, së bashku me Serbinë, Norvegjinë dhe San Marinon. Turnetë eliminatore do të zhvillohen në nëntor të vitit 2022.