Depay: Është më i fortë në Instagram se në fushë

Futboll

Depay: Është më i fortë në Instagram se në fushë

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 19:28
Depay: Është më i fortë në Instagram se në fushë

Barcelona humbi ndaj Bayern Munchen duke u rikthyer në Europa League pas 17 vitesh.

Ndërkohë ish-sulmuesi i gjermanëve, Sandro Wagner, ka folur hapur sa i përket performancës së Depay. Ky i fundit erdhi mes polemikash si një yll që mund të zëvendësonte sadopak Mesin te katalanasit, ndërsa në Europian ishte hija e vetvetes.

“Depay është më i fortë në Instagram se në fushë.

Nëse dëshiron të jesh sulmuesi i parë i Barcelonës, nuk mund të fitosh vetëm 27% të dueleve me rivalët. Po talleni? Nuk më pëlqen as gjuha e trupit të tij.

Duket se është negative dhe gjithmonë tund duart kur gabojnë shokët e ekipit. Thjesht nuk më pëlqen”, tha Wagner.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat