Skuadra e Romës ka shënuar fitore me rezultat 3:2 në Sofje kundër CSKA-s.
Për Romën shënuan Abraham (15' e 53'), Mayoral (34') dhe për CSKA-n Catakoviq (75') e Wildschut (90+3’).
Maras Kumbulla u paraqit standard për Romë, i cili u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 61-të.
Roma përfundon e para me 13 pikë, pasojnë Bodo Glim 12, Zorya 7 e CSKA 1.
Roma e Bodo kualifikohen më tej në Conference League.