Villarreali e ka fituar përballjen direkte me Atalantan për vendin e dytë në Grupin F të Ligës së Kampionëve, shkruan Zeri.info.
Ndeshja e zhvilluar sonte në "Gewiss Stadium", ka përfunduar me rezultatin 2-3.
Arnaut Danjuma (dy gola) dhe Etienne Capoue shënuan golat e fitores për spanjollët, kurse Ruslan Malinovsky dhe Duvan Zapata për italianët.
Mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti, luajti pjesën e dytë në këtë ndeshje.
Ndryshe, Villarreali me këtë fitore ka siguruar kalimin për në 1/8 e finales nga pozita e dytë, me dhjetë pikë.
Kurse, Atalanta e mbyll fazën e grupeve në pozitën e tretë me gjashtë pikë, duke vazhduar kështu garat në Ligën e Evropës.