Gianluigi Donnarumma është transferuar te PSG mes shumë kritikave të marra nga ish-tifozët e tij të Milan-it.
Portieri i Italisë ka folur për kanalin zyrtar të klubit:
“Kam dashur gjithmonë të bëjë portierin, nuk e ndiej presionin dhe kjo është forca ime. E kam menaxhuar gjithmonë mirë, edhe kur isha shumë i ri”, ka thënë Gigio.
“Ky ka qenë avantazhi im, të luash në San Siro në moshën 16 vjeç nuk është aspak e lehtë, por unë kam arritur gjithmonë ta ruaj qetësinë. Provoj gjithmonë t’i jap qetësi dhe besim skuadrës sime, jam një motivues”.
Pritja në Paris – “Jam ndier menjëherë mirë këtu, më kanë pritur shumë mirë në një grup të madh. Tifozët më kanë pritur mirë, i falënderoj shumë dhe premtoj se do të jap maksimumin për këtë fanellë prestigjioze, që meriton fitore dhe respekt”.