Fiorentina U19 ka mposhtur ditën e sotme Empoli U19 në finale e Superkupës për të rinjtë. Një sfidë e cila rezultoi mjaft e luftuar teksa koha e rregullt u mbyll me rezultatin 2-2, ndërsa ekipet shënuan nga njëherë edhe në shtesë.
Kështu, vetëm nga goditjet e penalltive, Fiorentina ia doli të kurorëzohej si triumfatore ku u treguan më të saktë dhe gjakftohtë. Protagonistë në suksesin e Fiorentinës ishte edhe Eljon Toci, sulmuesi i kombëtares U19.
Sulmuesi shqiptar madje realizoi një gol shumë vendimtar në minutën e 90-të duke barazuar takimin në shifrat 2-2 dhe për të lejuar më pas vjollcët të fitonin kupën.
Kujtojmë se në këtë sezon, Toci ia ka dalë të jetë pjesë edhe e ekipit të parë të Fiorentinës, teksa ka qenë i grumbulluar në ndeshjen e 27 tetorit ndaj Lazios në transfertë.