Futbollisti Taulant Ajeti largohet nga skuadra e Vitisë.
Lajmin e ka bërë të ditur Qamil Ajeti.
“Taulant Ajeti nga sot nuk është më lojtar i FC Vitia.
Falënderoj kryetarin Mirsad Sylejmanin, kryesinë, trajnerin, bashkëlojtarët.
Për vazhdimin e karrierës, jemi në bisedime me disa ekipe të ligës parë dhe Superligës të Kosovës, për të gjitha do t’ju njoftojmë me kohë”, njofton Qamili.