Atalanta ka pësuar humbje në shtëpi ndaj Villarrealit me rezultat 3:2, duke bërë që spanjollët të kalojnë tutje në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.
Arnaut Danjuma shënoi dy herë, ndërsa një gol për spanjollët e shtoi Etienne Capoue.
Ruslan Malinovsky dhe Duvan Zapata gjetën rrjetën për italianët, por nuk ishte e mjaftueshme.
Danjuma ishte lojtari më i vlerësuar i Villarreal me notën 8.0.
Kurse, mbrojtësi shqiptar – Berat Gjimshiti, zhvilloi pjesën e dytë dhe tregoi paraqitje solide, ku edhe u vlerësua me notën 6.5.