Djimsiti bën histori në Ligën e Kampionëve, tejkalon Lorik Canën

Futboll

Djimsiti bën histori në Ligën e Kampionëve, tejkalon Lorik Canën

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 10:50
Djimsiti bën histori në Ligën e Kampionëve, tejkalon Lorik Canën

Mbrojtësi i Atalantas Berat Djimsiti ka thyer rekordin e Lorik Canës, ku është bërë futbollisti shqiptar me më së shumti paraqitje në Ligën e Kampionëve.

Këtë rekord e mbante Cana, i cili me skuadrat franceze si Paris Saint-Germain e Marseille arriti të bëjë 18 paraqitje në karrierën e tij në garën më prestigjioze evropiane.

Ndërsa, në humbjen e mbrëmshme 3:2 kundër Villarrealit, mbrojtësi shqiptar Berat Djimsiti u aktivizua në minutën e 46’ të ndeshjes duke zëvendësuar mbrojtësin Merih Demiral.

Kjo ishte paraqitja numër 19 në karrierë për Djimsitin në Ligën e Kampionëve, kështu duke thyer rekordin që mbahej nga mbrojtësi Lorik Cana si shqiptari me më së shumti paraqitje në këtë garë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat