Barcelona do të garojë në Ligën Europa, për herë të parë që nga sezoni 2003/04.
Katalanët nuk arritën të kalojnë grupin e Ligës së Kampionëve pasi u mposhtën në ndeshjen e fundit nga Bajern Munihu dhe tashmë vazhdojnë garat në një nivel më poshtë.
Para tërheqjes së shortit, Barcelona ka gjashtë kundërshtarë të mundshëm për aventurën e re. Nga kundërshtarët e radhës, më i vështiri mund të jetë Napoli, ndërsa një tjetër skuadër italiane që mund t’i vihet përballë Barcelonës është ajo e Lacios së Vedat Muriqit.
Ranxhers, Olympiakos, Braga e Dinamo Zagreb janë kundërshtaret tjera të mundshme.