Turpi i madh, thirrjet skandaloze të tifozëve serb kundër Kosovës: “Kosova është Serbi”, a do të ketë reagim nga UEFA?
Nuk kanë të ndalur thirrjet raciste nga huliganët serbë të cilët tashmë kanë pushtuar arenat sportive në Serbi.
Dje në ndeshjen e Ligës së Konferencës, mes Partizanit të Beogradit dhe Anortosisit, tifozët kanë brohoritur në kor “Kosova është Serbi”.
Sigurisht që UEFA-ja duhet ta ketë parasysh këtë gjë dhe të marrë masa ekstreme pasi thirrjet raciste në Serbi por edhe jashtë kur luajnë skuadrat serbe nuk kanë të ndalur.