Rinovimi i kontratës mbetet një sfidë

Futboll

Rinovimi i kontratës mbetet një sfidë

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 11:53
Rinovimi i kontratës mbetet një sfidë

E ardhmja e Tomas Strakoshës vazhdon të mbetet një dilemë. Portierit shqiptar i skadon kontrata në fund të sezonit dhe rinovimi duket një sfidë për klubin e Lacios.

Gardiani i bardhekaltërve ka humbur vendin e tij si titullar në skuadër, prandaj sheh largimin si alternativën më të mirë.

Por mendim të kundërt ka Igli Tare. Drejtori sportiv shqiptar ka folur për mikrofonin e “Sky Sport“ përpara përballjes kundër Gallatasarait, ku është shprehur se Strakosha mund të japi ende shumë për Lacion.

“Është e vështirë të gjykosh. Ai ka bërë një rrugëtim të rëndësishëm, duke kaluar 10 vitet e fundit me këtë klub.

Gabimi në Stamboll mund të ndodhë, por reagimi i tifozëve ishte një shenjë e mirë. Ai ka hequr një peshë të rëndësishme dhe ka treguar se mund të japë ende shumë për këtë ekip”, është shprehur Igli Tare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat