Rodgersi: S’e di çfarë kompeticioni është ky

Futboll

Rodgersi: S’e di çfarë kompeticioni është ky

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 12:40
Rodgersi: S’e di çfarë kompeticioni është ky

Trajneri i Leicester Cityt, Brendan Rodgers, ka folur në lidhje me kompeticionin e ri, ku do të garojë skuadra e tij.

Trajneri skocez e ka pranuar se nuk ka njohuri lidhur me garën e Ligës së Konferencës, pasi ka parë skuadrën e tij teksa bie në këtë nivel garash, pra në kategorinë e tretë të garave evropiane.

Pas humbjes 3:2 ndaj Napolit bëri që anglezët të shkojnë në Ligën e Konferencës.

Pas ndeshjes Rodgersi tha se me gjithë respektin për garën nuk e di se çfarë është ajo.

“Duhet të jem i sinqertë, as që e di se çfarë është kjo garë”, ka thënë Rodgersi.

“Isha i fokusuar në Europa League dhe ta fitoja grupin. Më së paku të përfundoja i dyti”, shtoi skocezi.

“Me gjithë respektin për garën, unë nuk jam i sigurt se çfarë është kjo. Por patjetër do ta zbuloj”, ishin fjalët e Rodgersit.

Leicesteri u mposht 3:2 nga Napoli në stadiumin “Diego Armando Maradona” mbrëmë, duke humbur kështu mundësinë për të vazhduar tutje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat