Mbi 400,000 euro në javë

Futboll

Mbi 400,000 euro në javë

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 12:44
Mbi 400,000 euro në javë

Mbrojtësi i Chelsea-t, Antonio Rudiger, po merr oferta katër herë më të larta në krahasim me rrogën që merr aktualisht.

Gjermani është një lojtar kyç në skuadrën e Thomas Tuchel, por e ardhmja e tij në Stamford Bridge është e pasigurt, duke parë se ka hyrë në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij.

Sipas Daily Mail, klubet e mëdha të Europës po bëjnë gati disa oferta marramendëse për Rudiger në janar, me Real Madrid, Paris Saint Germain, Bayern Munich dhe Juventus mes tyre.

Nëse Rudiger do të largohet nga Premier League në vitin 2022, atëherë ai pritet që të bëhet një nga mbrojtësit më të paguar në historinë e futbollit.

28-vjeçari paguhet aktualisht rreth 117 mijë euro në javë te Chelsea, por kjo shifër mund të rritet ndjeshëm sezonin e ardhshëm.

Qendërmbrojtësi i Juventus, Matthijs de Ligt, është më i paguari në botë me 460 mijë euro në javë, duke përfshirë edhe bonuset.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat