Dalma Maradona, vajza e Diego Maradonës ka dhënë një intervistë për gazetën “Gazzetta dello Sport”. Ajo shpjegoi se po xhiron një dokumentar të quajtur “La hija de Dios”, shkruan Telesporti.
“Unë e dua Napolin, ndiej se pasioni për babain tim shkon përtej futbollit dhe për këtë arsye jam e apasionuar pas tifozëve napolitanë.
Napoli është ndalesa e fundit e udhëtimit tim. Nëpërmjet shtëpisë së prodhimit (Bronx) ne kërkuam lejet e nevojshme për të xhiruar në stadium, por Napoli tha jo.
Nuk mund ta besoja, kështu që kërkova të provoja përsëri. Asgjë. Na thanë jo me një email me shumë pak fjalë, pa shpjegime apo motivim”.
Pyetjes nëse nuk ka kontaktuar me askënd nga klubi, vajza e Diegos iu përgjigj: “Përballë këtyre refuzimeve kërkova dhe mora telefonin e presidentit Aurelio De Laurentiis.
I shkrova me respekt, duke i treguar për projektin tim. Mesazhi është lexuar, por ende nuk kam marrë asnjë përgjigje.
Gjithashtu, e pyeta për të ndërmjetësuar për çështjen e Insigne. E di që Lorenzo do të donte të merrte pjesë në dokumentar, sepse babai im kishte aq shumë kuptim për të, saqë e mbante me tatuazh në trup. Edhe ai na ka bërë të ditur se nuk mund të filmohet pa autorizim të klubit. Napoli ia mohoi atë kënaqësi”.