Hajnat i plaçkitën shtëpinë gjatë sfidës së Championsit!
Përveç humbjes dhe eliminimit nga Champions-i nga skuadra e Villarealit, sulmuesi i Atalantës, Luis Muriel është përballur dhe me vjedhjen që i kanë bërë banditët shtëpisë së tij.
Gjatë ndeshjes ndaj spanjollëve të Villarealit mbrëmjen e djeshme hajnat i kanë hyrë në shtëpi duke vjedhur çdo gjë me vlerë, përfshirë ora dhe bizhuteri.
Dje për kolumbianin ishte një nga ato netë që duhen harruar shpejt ku përveç eliminimit nga kompeticioni madhor europian ai u përball dhe me shtëpinë e tij të vjedhur nga hajnat.