Agjenti i Erling Haalandit, Mino Raiola, ka konfirmuar se klienti i tij, Haaland, mund të largohet nga Dortmundi, ndoshta këtë verë ose tjetrën.
Raiola gjithashtu ka zbuluar edhe katër klubet e mëdha ku ai mund të transferohet.
“Bayern, Real, Barcelona, Man City – këto janë klubet e mëdha ku ai mund të shkojë. Ne të gjithë e dinim, ashtu si Dortmundi se do të vijë koha”.
21-vjeçari ka kontratë me Dortmundin deri më 30 qershor 2024.