Martial e dëshiron largimin nga Manchesteri

Futboll

Martial e dëshiron largimin nga Manchesteri

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 17:16
Martial e dëshiron largimin nga Manchesteri

Anthony Martial dëshiron që të largohet nga Manchester United në afatin kalimtar të janarit.

Kjo është konfirmuar edhe nga agjenti i lojtarit, Philippe Lamboley.

"Anthony dëshiron të ndryshojë klubin në janar. Ai duhet të luajë. Ai nuk dëshiron të qëndrojë [në United] dhe unë do ta diskutoj këtë çështje me klubin së shpejti'' - ka deklaruar Lamboley.

Francezi u transferua te Manchester United në vitin 2015. Kontrata e tij aktuale me klubin skadon më 30 qershor 2024.

Më herët është raportuar raportuar se Barcelona ka shprehur interesim për Martialin, teksa mbetet të shihet në janar se cili do të jetë destinacioni i tij i radhës.

26-vjeçari në tregun e transferimeve vlerësohet me 35 milionë euro/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat