E pazakontë, lojtari ndëshkon kundërshtarin me kartonin e verdhë.
Mbrëmë (e enjte), në fitoren 2:1 të America de Cali ndaj Alianza Petrolera ndodhi një gjë e pazakontë.
Larry Angulo shënoi golin e fitores në minutën e 97-të dhe pati një kontroll të VAR-it, i cili shkaktoi protesta nga Alianza.
Gjyqtari shkoi t’i tregonte lojtarit kartonin e verdhë, por teksa ai nxori kartonin, i ra në fushë.
Lojtari kolumbian Marlon Torres mori kartonin pasi kishte rënë në fushë dhe ndëshkoi lojtarin kundërshtar.