Barcelona dhe Reali i Madridit janë klubet me prezencën më të madhe në fazën e grupeve (26), ndjekur nga Bajerni i Mynihut dhe Porto (25). – Lionel Mesi ka shënuar 3 gola më shumë sesa Kristiano Ronaldo (76- 73) në grupe, por Kristiano mban rekordin e prezencave në këtë fazë (98) pasi theu rekordin e Kasijasit (95). Mesi ka (81), Ksavi (80).
– Kristiano mban rekordin e numrit më të lartë të golave gjatë një faze grupesh: 11 me Realin e Madridit (2015-‘16). Ylli portugez ndan me Sebastian Halerin (Ajaks, 2021- ‘22) edhe rekordin shënimit në të 6-ta ndeshjet e një faze grupesh (me Realin e Madridit në 2017-‘18).
– Numri total i klubeve që kanë marrë pjesë në këtë fazë është 141. Sherif Tiraspoli u bë ekipi i parë moldav që mori pjesë këtë sezon. – Më shumë gola gjatë një ndeshjeje të vetme ka shënuar Adriano (BATE Borisov-Shahtjor Donjeck 0-7, 21/10/2014). – Rekordin e golit më të shpejtë e mban Jonas: 10.96 sekonda në Valencia–Leverkusen 3-1, 01/11/ 11. Ndërsa atë të autogolit më të shpejtë, Injigo Martinez: 2:09 (Junajtid-Real Sociedad 1-0, 23/10/ 13).
– Klubet që kanë grumbulluar më shumë pikë (në sezonin 1992-‘93, 1993-‘94 dhe 1994-‘95 një fitore vlente 2 pikë) janë Real Madrid (333) dhe Barcelona (323). Më shumë gola ka shënuar gjithashtu Reali (372) ndjekur nga rivalët katalanas (334).
– Reali është kualifikuar 26 herë në 1/8-at, ndërsa mban edhe rekordin e kualifikimeve radhazi, 25. Madrilenët nuk gabojnë në këtë fazë që prej sezonit 1997-’98, por rivalët e Barcelonës krenohen me rekordin e skuadrës që është renditur më shpesh në vend të parë: 18 herë.
– Milan (1992-‘93), PSG (1994-‘95), Spartak Moskë (1995-‘96), Barcelona (2002-‘03), Real Madrid (2011- ‘12, 2014-‘15), Bajern Mynih (2019- ‘20, 2021-‘22), Ajaks (2021-‘22), Liverpul (2021-‘22) kanë regjistruar më shumë fitore gjatë një sezoni (6).
Më shumë barazime gjatë një edicioni ka arritur AEK-u i Athinës: 6 (2002-‘03). Më shumë gola gjatë një sezoni ka shënuar PSG-ja: 25 (2017-‘18) dhe ka pësuar BATE Borisov (2014-‘15) dhe Legia e Varshavës (2016-‘17): 24. – Milan (1992-‘93), Ajaks (1995-‘96), Juventus (1996-‘97, 2004-‘05), Vijareal (2005-‘06), Liverpul (2005- ‘06), Çelsi (2005-‘06), Junajtid (2010-‘11), Monako (2014-‘15), PSG (2015-‘16), Barcelona (2017-‘18), Siti (2020-‘21) kanë pësuar më pak gola gjatë një sezoni: 1.
Më pak gola ka shënuar Deportivo (2004-‘05), Makabi Haifa (2009-‘10), Dinamo Zagreb (2016-‘17): 0. – Diferencën më të thellë të pikëve të një grupi të fituar e ka Spartak Moska (1995-‘96), Barcelona (2002-‘03), Real Madrid (2014- ‘15), Liverpul (2021-‘22): +11.
– Ekipi i kualifikuar me më pak pikë (me sistemin 1 fitore=3 pikë) është Zeniti: 6 (2013-‘14) – Ekipi me më shumë pikë që dështoi të kualifikohet: PSG (1997-‘98), Napoli (2013-‘14): 12. – Më shumë gola ka prodhuar ndeshja Dortmund-Legia 8-4 (12), (22/11/16).
Fitorja më e thellë është Liverpul-Beshiktash 8-0 (06/11/ 07) dhe Real Madrid-Malmo 8-0 (08/12/15). Barazimi me më shumë gola është Hamburg-Juventus (13/09/00), LeverkusenRoma (20/10/15), Çelsi-Ajaks: Të tria 4-4 (05/11/19).
– Sezoni që ka prodhuar më shumë gola: 308 (2019-‘20). Gjermania dhe Spanja janë vendet që kanë dërguar më shumë klube në këtë fazë: 13. – 21 vendet që nuk janë kualifikuar kurrë në fazën e grupeve janë: Shqipëria, Andorra, Armenia, Bosnja, Estonia, Ishujt Faroe, Gjeorgjia, Gjibraltari, Islanda, Kosova, Letonia, Lihtenshtejni, Lituania, Luksemburgu, Malta, Mali i Zi, Irlanda e Veriut, Maqedonia e Veriut, Irlanda, San Marino, Uellsi.