Manaj dhe Bajrami arritën të barazonin rekordin në Serie A

Futboll

Manaj dhe Bajrami arritën të barazonin rekordin në Serie A

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 19:20
Manaj dhe Bajrami arritën të barazonin rekordin në Serie A

Lojtarët e Shqipërisë kanë arritur që të lërë gjurmën e tyre në Serinë A në javën që lamë pas.

Rei Manaj arriti që të shënonte golin e parë me Spezian në përballjen kundër Sasuolos, atje ku u zgjodh edhe futbollisti më i mirë i takimit. Nga krahu tjetër më herët kishte arritur që të realizonte edhe Nedim Bajrami, duke i dhënë fitoren Empolit ndaj Udinezes.

Por në fakt nuk ndodhte që nga 4 dhjetori i 2005 që dy lojtarë të Shqipërisë të shënonin në të njëjtën javë të kampionatit të Serisë A. Atëherë do të realizonte Igli Tare për Lacion dhe Bogdani për Sienën.

Pavarësisht se lojtarët e Shqipërisë e kanë pushtuar prej vitesh tokën italiane duket qartë se ka qenë e pamundur që të shënoheshin dy gola prej tyre në të njëjtën javë të kampionatit..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat