Futbollisti i Dritës nga Gjilani, Albin Krasniqi, kërkon fitore në ndeshjen e nesërme (13.00) kundër Ulpianës nga Lipjani.
Drita ka përparësinë e fushës por edhe cilësinë ndaj Ulpianës. Skuadra nga Lipjani njihet si skuadër që di të befasojë skuadrat favorite.
Krasniqi u shpreh i kënaqur me formën e treguar, ngase siç tha ai Drita është në pjesën e epërme të tabelës dhe me përgatitjet e vazhdueshme, komponimin e skuadrës sukseset nuk do të mungojnë as vitin tjetër.
“E dijmë se kundërshtari në ndeshjen e radhës është mjaft i fortë, sepse e dijmë se Ulpiana i ka bërë problem edhe ekipeve të kreut të tabelës.
Jemi të fokusuar, futemi maksimalisht të përgatitur, të bëjmë më të mirën dhe të arrijmë fitore, e cila do të ishte përmbyllja më e mirë për këtë stinor”, ka thënë Krasniqi.
Drita është në vend të tretë me 31 pikë e Ulpiana e teta me 18 sosh.