Llapi - Prishtina, sfidë e nxehtë! Batatina premton spektakël me ‘Legjendat’ 

Futboll

Llapi - Prishtina, sfidë e nxehtë! Batatina premton spektakël me ‘Legjendat’ 

Nga: Kemajl Goca Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 19:51
Tahir Batatina

Llapi si vendas do të luajë në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan dhe jo në Merdarë, për shkak se terreni është rënduar nga reshjet e shiut dhe të borës gjatë ditëve të fundit. 

Llapi, fituesi i Kupës dhe Superkupës së Kosovës, kërkon trepikëshin e qetësisë dimërore në përballje me kampionin në fuqi, Prishtinën.

Llapi në asnjë formë nuk i druhet Prishtinës, por synon me një lojë të mirë të arrijë te fitorja. 

Përballja mes këtyre ekipeve luhet nesër në orën 13.00 në kuadër të javës së 18-të të elitës së futbollit të Kosovës, ku edhe përmbyllet stinori vjeshtor.

Padyshim se do të jetë sfidë e nxehtë në aspektin sportiv. 

Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, tha se në tribuna do të janë edhe tifozë “Legjendat”, të cilët do të dhurojnë spektakël ashtu si i ka hije futbollit.

Ai beson e shpreson se do t’ia dal kundër homologut të tij, Abdullah Ibrakoviq.

“Jemi të kompletuar, nuk do të jetë ndeshje e lehtë për ne sepse dihet që shkaku i kushteve të vështira dhe kohës nuk mundemi që të luajmë në qytetin tonë por ne do të japim maksimumin, do të mundohemi që t’i marrim pikët e plota.

Nuk do të jetë e lehtë përballja sepse luajmë me kampionin aktual Prishtinën dhe ka super skuadër por edhe trajner më shumë karrierë të pasur dhe cilësore, ku ka menaxhuar shumë skuadra”, thotë Batatina për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Batatina tha se kanë lojën dhe filozofinë e tyre, duke kërkuar që djelmoshat e tij të japin atomin e fundit.

“Ne kemi lojën tonë e filozofin tonë të lojës, nuk e ndryshojmë pa marr parasysh kush është trajner dhe me kë luajmë, duam ta mbyllim sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, që pastaj sezoni pranveror të jetë i Llapit. 

Jemi të bashkuar si skuadër dhe lojtarët po luftojnë në çdo ndeshje ku po japin maksimumin, edhe nesër do ta japin më të mirën nga vetja, ku i gjithë qyteti po ndihet krenar me paraqitjen e skuadrës dhe luftën e lojtarëve në fushë.

Nesër edhe pse luajmë në Lipjan besoj që shumë llapjan do të jenë prezent dhe sidomos tifo grupi ‘Legjendat’, ku do të dhurojnë spektakël në tribuna”, tha Batatina. Pas javës së 17-të, Llapi është në vend të katërt me 26 pikë e Prishtina në të pestin me 24 sosh.

BKT Superliga, e shtunë

Llapi - Prishtina 13.00
Feronikeli - Drenica 13.00
Drita - Ulpiana 13.00

E diel 
Malisheva - Dukagjini 13.00
Ballkani - Gjilani 13.30

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat