Nesër në Walenstadt të Zvicrës fillon turneu i futbollit në sallë i FC Bashkimi 99

Futboll

Nesër në Walenstadt të Zvicrës fillon turneu i futbollit në sallë i FC Bashkimi 99

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 20:28
Nesër në Walenstadt të Zvicrës fillon turneu i futbollit në sallë i FC Bashkimi 99

Nesër dhe pasnesër në Walenstadt të kantonit të St. Gallenit të Zvicrës do të zhvillohet turneu tradicional në futboll në sallë, organizuar nga FC Bashkimi 99 nga Flumsi, shkruan gazetari Reshat Ibraimi.

Sipas organizatorëve të këtij turneu, Sevdail Deari, Driton Alili dhe Mevludin Ismaili, në turneun e sivjetmë, i 20-ti me radhë, do të marrin pjesë 30 ekipe, të ndara në gjashtë grupe me nga pesë ekipe.

Një ndeshje do të zgjasë 9 minuta.

Fituesi i turneut shpërblehet me 1500 ch, derisa vendi i dytë merr 1000 ch dhe i treti 500 ch. Për ekipet më të suksesshme do të ketë edhe kupa.

Finalja e madhe e futbollit në sallë do të zhvillohet ditën e diel.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat