Prishtina e Drita kërkojnë ta mbyllin me fitore sesionin vjeshtor të Superligës së Kosovës

Futboll

Prishtina e Drita kërkojnë ta mbyllin me fitore sesionin vjeshtor të Superligës së Kosovës

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 09:14
Ilustrim

Xhiro e 18-të e Superligës së Kosovës do të shënojë njëherit edhe përfundimin e sesionit vjeshtor të edicionit garues 2021/22 në Superligën e Kosovës në futboll.

Sot me fillim nga ora 13:00 do të zhvillohen tri ndeshjet e para të kësaj xhiro ku nuk mungojnë ballafaqime mjaftë interesant.

Kampioni në fuqi Prishtina do të përballet me skuadrën në formë shumë të mirë Llapin dhe në rast të fitores, skuadra bardhekaltër mbase do të mendonte për një seriozitet më të madh në luftën për titull nga pranvera e vitit 2022.

Sfida tjetër interesante është ajo ndërmjet Dritës dhe Ulpianës. Skuadra nga Gjilani është në luftë për titull dhe momentalisht ka vetëm dy pikë më pak se lideri i tabelës, Ballkani.

Nga ana tjetër, Drenica, e cila në ndeshjet e fundit ka pasur një rënie të madhe të formës, do të ballafaqohet me skuadrën e fundit në tabelë, Feronikelin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat